faqe partnere

SMS Falas
Karaxhiē kėrkon gjykatės tė ri. Haga i plotėson kėrkesėn PDF Print E-mail
Vleresimi i artikullit: / 0
KeqShume mire 
Written by Gazeta   
Thursday, 21 August 2008
Haga vendosi që procesi gjyqësor ndaj Radovan Karaxhicit të drejtohet nga një gjykatës i ri. Dy ditë më parë, i pandehuri që akuzohet për krime lufte ndaj burrave dhe djemve muslimanë të Bosnje Hercegovinës kërkoi ndërrimin e gjyqtarit, duke e cilësuar atë të njëanshëm

HAGE-Gjykata e Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhic do të drejtohet nga një gjykatës i ri. Vendimi nënkupton se me rastin Karaxhic nuk do të merret më gjykatësi holandez Alphons Orie. Të martën Karaxhici kërkoi një gjykatës të ri duke pretenduar se Orie nuk është neutral meqë tashmë kishte dënuar një nga ndihmësit e afërt të Karaxhic.
Tribunali tha se ky vendim është marrë pasi prokurorët kanë informuar gjykatën se nuk e kanë ndërmend që të kombinojnë më tej rastin e Karaxhic me raste tjera sic e kishin planifikuar fillimisht.

Radovan Karaxhic u arrestua më 18 korrik të këtij viti pas 10 vitesh kërkimesh teksa udhëtonte në një autobus në Beograd. Lajmi për arrestimin e tij u publikua më 22 korrik të këtij viti. I veshur me një identitet të ri, (që tashmë vështirë të njihej) i dobët, me një mjekër të gjatë të bardhë dhe flokë të dendur Karaxhic kishte jetuar dhe punuar si mjek në periferi të Beogradit. Në përballjen e parë me gjykatësit, Karaxhic e quajti gjuetinë ndaj tij, thjesht farsë.

Disa ditë pas arrestimit të tij, në datën 30 Korrik, Beogradi e dorëzoi atë në Hagë. Në seancë gjyqësore Radovan Karaxhiçi kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë të largojë nga procesi i tij gjyqtarin hollandez Alphons Orie. Karaxhiç akuzon Orie se ka interesa personale në rastin e tij, duke pasur parasysh se dënimet e tij për serbët e Bosnjës kanë qenë teper te renda. Orie, nje ish gjykates I Krimeve te Renda ne Holande, eshte gjykates i Tribunalit te Hages qe nga viti 2001. Ai ka qene I pranishem ne gjyqin e zhvilluar ndaj liderit serbo-kroat Milan Babiç, i cili kreu vetevrasje ne qelite e burgut ne Hagen e vitin 2006, nderkohe qe ben pjese edhe ne panelin e gjykatesve qe po merren me çeshtjen e ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshel.
Alfons Orie, ishte nga gjykatesit kryesore qe kerkoi shfajesimin e ish kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, vendim te cilin Karaxhic e konsideroi te habitshem.

Karaxhiç do të ballafaqohet me 15 akuza për krime lufte, përfshirë: gjenocidin, vrasjet dhe aktet jonjerëzore të kryera gjatë luftës në Bosnje, në vitet 1992-1995.
Ai kërkohej nga drejtësia ndërkombëtare sidomos sepse bashkë me gjeneralin Ratko Mlladiç, ish-shef ushtarak i serbëve të Bosnjës, nxiti gjenocidin në Srebrenicë (në lindje të Bosnjës), ku në korrik 1995 u eliminuan rreth 8.000 burra muslimanë, e cilësuar kjo si masakra më e keqe në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
(d.b/Balkanweb)

 
< Faqja e meparshme   Faqja tjeter >
 
Ketu mund te lexoni te gjitha lajmet te gazetave dhe agjensive te ndryshme.
 
Lajme nga Gazeta 24 ore
24 ore - Lajme 1
24 ore - Lajme 2
24 ore - Lajme 3
24 ore - Lajme 4
24 ore - Lajme 5
24 ore - Lajme 6
24 ore - Lajme 7
24 ore - Lajme 8
24 ore - Lajme 9
24 ore - Lajme 10
24 ore - Lajme 11
24 ore - Lajme 12
24 ore - Lajme 13
24 ore - Lajme 14
24 ore - Lajme 15
24 ore - Lajme 16
24 ore - Lajme 17
24 ore - Lajme 18
24 ore - Lajme 19
24 ore - Lajme 20
24 ore - Lajme 21
24 ore - Lajme 22
24 ore - Lajme 23
24 ore - Lajme 24
24 ore - Lajme 25
24 ore - Lajme 26
Lajme nga Gazeta Shqiptare
Lajme nga Shqiperia
Lajme nga Kosova
Lajme nga Rajoni
Intervistat e fundit
Analiza
Lajme nga Ekonomia
Lajme Kulturore
Lajme nga Sporti
Metropol
Lajme nga Zeri i Popullit
Zeri i Popullit - 1
Zeri i Popullit - 2
Zeri i Popullit - 3
Zeri i Popullit - 4
Zeri i Popullit - 5
Lajme te tjera
Shekulli
Balli i kombit
Deutsche Welle Shqip
Sporti Shqiptar
Tirana Times
Lajme nga BBC ne shqip
Faqja kryesore
Rajoni
Analiza
Shtypi Britanik
Kulture
Forum
Mesojme Anglisht

Anetaret






Keni humbur passwordin?
Nuk je akoma anetar? Rregjistrohu ketu

Lajmet e fundit

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Shqiperi&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Kosova&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Rajoni&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Analiza&amount=10