|
Radhėt e emigrantėve, mediat greke: Situata e njėjtė |
|
|
|
|
Written by Gazeta
|
|
Thursday, 21 August 2008 |
|
Rradhët e gjata të emigrantëve shqiptarë në doganat e Kapshticës dhe Kakavijës kanë gjetur pasqyrim edhe në reportazhet e mediave greke. Pavarësisht se fenomeni persëritet 3 ose 4 herë në vit autoritetet policore greke duket se nuk kanë ndërmend të marrin masa për përballimin e fluksit të emigrantëve që në rastet e festive apo në ditët e verës është tepër i madh.
KAKAVIJE- Akoma edhe mediat greke kanë sjelle kamerat e tyre në pikat doganore të Kapshticës dhe të Kakavijës, pasi kanë mësuar për rradhët e gjata të emigrantëve shqiptare që tashmë kanë filluar të kthehen drejt Greqisë. Ajo çka kanë pasqyruar është ankesa e emigrantëve shqiptarë që ndeshen tashmë pothuajse gjatë gjithë vitit me këtë fenomen kur vizitojnë atdheun e tyre. Ja se çfarë kanë rhënë ata para kamerave të mediave greke:
EMIGRANTI 1 Kemi rreth dy orë. Nga kufijtë shqiptarë kaluam për dhjetë minuta, kurse këtu shikoni çfarë bëhet. Kalojmë 3-4 herë në vit dhe gjithnjë gjendja është e njejtë. Nuk është rregulluar aspak. Le të vendosin 2-3 persona të tjerë për të lehtësuar punën.
Megjithëse autoritetet greke njohin shumë mirë gjëndjen gjatë këtyre periudhave kohore, deri tani nuk jepet asnjë zgjidhje për të shmangur këto radhë të gjata, shpesh kilometrike. Numri i emigrantëve vjen e shtohet dhe sportelet që punojnë në Kakavijë, kryesisht në anën greke të kufirit, mbeten të njëjtat, pa asnjë ndryshim
EMIGRANTI 2 Sikur e bëjnë enkas. Si thoni ju, mos janë më të zgjuar shqiptarët që i kalojnë njerëzit për dhjetë minuta? Ne duhet të mësojmë nga Greqia, po shkojmë në Europë, jo të mësojmë nga Shqipëria.
Sipas drejtoreshës së doganës së Kakavijës zonjës Gjeorgjia Nastu nga mesi I korrikut deri në 15 gusht kishin kaluar kufirin për në Shqipëri mbi 140.000 emigrantë, ndërsa drejt Greqisë mbi 90.000 persona.
EMIGRANTI 3 Duhet pak durim. Ka shumë lëvizje. Madje ka edhe më keq se sot.
EMIGRANTI 4 Kur erdhëm u vonuam më shumë. Në rastet e ditëve të festive dogana është e tejmbushur.
EMIGRANTI 5 Këto ditë që kthehen të gjithë duhet pak durim.
Por ndërsa në anën shqiptare të kufirit sportelet shpesheherë shkojnë deri në 7 në anën greke nuk kryhet pothuajse asnjë ndryshim.
EMIGRANTI 6 Nuk jemi më shqiptarët e 1991. Gjërat kanë ndryshuar. Jemi vend fqinj. Akoma kështu do të vazhdojmë?
Të ndodhur para kësaj gjëndjeje ,policia e të dy pikave doganore deklaron se ka kërkuar nga ministria greke e Rendit përforcime në personelin e kontrollit të pasaportave, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje .Të humburit në gjithë këtë vorbull shtetërore janë emigrantët shqiptarë që shpeshherë kalojnë nga 6 deri në dhjetë orë vetëm në dogana për të vënë një vulë në pasaportat e tyre.
(a.r/balkanweb) |