faqe partnere

SMS Falas
Arrestohet 40-vjecari, u shiste droge pushuesve PDF Print E-mail
Vleresimi i artikullit: / 1
KeqShume mire 
Written by Gazeta   
Thursday, 21 August 2008
Tirane - Nje 40-vjecar eshte arrestuar mbremjen e dy diteve me pare ne kryeqytet pasi eshte kapur me bime narkotike. Lime Harizaj eshte vene ne pranga pasi ne banesen e tij eshte gjetur sasia prej 2 kilogram e 231 grame lende narkotike e dyshuar kanabis sativa. Arrestimi i tij eshte bere nga oficeret e antidroges Tirane, te cilet pasi kishin marre informacione ne rruge operative per shperndarjen e lendeve narkotike nga 40 vjecari kane nisur hetimet ndaj tij. Sipas burimeve nga policia dy jave eshte vene ne ndjekje 40 vjecari Harizaj per t’u zbuluar aktivitetin e tij kriminal. Zbulimi i veprimtarise kriminale te Harizaj eshte servirur per efektivat e antidroges nga nje perdorues droge. I skeduar edhe me pare perdoruesi i droge eshte infiltruar nga oficeret e antidroges. Mesohet se ky i fundit eshte kapur disa dite me pare nga policia dhe me pas ka bashkepunuar me ta duke u treguar ketyre te fundit se ku e kishte blere sasine e droges. Per dy jave me radhe Harizaj eshte vene ne ndjekje nga ana e efektiveve te policise, ndersa keta te fundit kishin arritur te zbulonin se ky i fundit do te kryente nje shitje te radhes. Mesohet se efektivat e policise e kane lene Harizaj te hynte ne banese te tij. Ndryshe nga cfare ishte pergatitur per te dorezuar porosine ne dere i kane trokitur oficeret e antidroges te cilet kane bere te mundur edhe arrestimin e tij, ne ambientet e baneses se tij, ne nje pallat ne rrugen “Aleksander Moisiu”. Sipas burimeve 40 vjecari ndodhej duke paketuar sasine e droges gjate momentit qe efektivat e policise kane hyre ne banese dhe me pas kane kryer arrestimin e tij. Nga kontrollit te ushtruar ne banesen e tij policia ka arritur te gjeje dhe te sekuestroje sasise e droges e cila ishte e ndare ne 50 qese farmaceutike te barabarta dhe qe dyshohet se ishte pergatitur per t’u shitur ne tregun vendas. Sipas burimeve nga policia dyshohet se bleresit te ishin pushuesit, kryesisht ne Durres dhe ne Golem. Nderkohe sipas te njejtave burime Limaj e siguronte drogen nga persona te tjere dhe me pas ky i fundit gjente tregun vendas ku edhe kryente shitjen e saj, sipas porosive te bera. Materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme. Lime Harizaj akuzohet per vepren penale te “ prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. Nga ana tjeter prokuroria ka nisur hetimet per te zbuluar edhe bashkepunetoret e tjere te tij te cilet dyshohet se mund te jene gjetesit e sasise se droges qe shitej me pas nga ky i fundit. Ndersa dyshimet vertiten per nje grup te organizuar.

I arrestuari u tradhtua nga bleresi

Nje perdorur droge i kapur pak dite me pare nga policia kryeqytetase ka treguar se ku e kishte blere drogen qe mbante me vete. Kaq ka mjaftuar qe agjentet e antidroges prane Drejtorise se Policise Tirane te vere ne ndjekje Lime Harizaj per dy jave rresht duke zbuluar aktivitetin e tij kriminal. Ndersa dyshohet se ky aktivitet eshte edhe me i madh

Sasia e droges e cila eshte gjetur ne banese te 40 vjecarit ishte e paketuar ne 50 qese te barabarta dhe dyshohet te ishte pergatitur per shitje. Ndersa tregu i preferuar kane qene pushuesit ne Durres.
 
< Faqja e meparshme   Faqja tjeter >
 
Ketu mund te lexoni te gjitha lajmet te gazetave dhe agjensive te ndryshme.
 
Lajme nga Gazeta 24 ore
24 ore - Lajme 1
24 ore - Lajme 2
24 ore - Lajme 3
24 ore - Lajme 4
24 ore - Lajme 5
24 ore - Lajme 6
24 ore - Lajme 7
24 ore - Lajme 8
24 ore - Lajme 9
24 ore - Lajme 10
24 ore - Lajme 11
24 ore - Lajme 12
24 ore - Lajme 13
24 ore - Lajme 14
24 ore - Lajme 15
24 ore - Lajme 16
24 ore - Lajme 17
24 ore - Lajme 18
24 ore - Lajme 19
24 ore - Lajme 20
24 ore - Lajme 21
24 ore - Lajme 22
24 ore - Lajme 23
24 ore - Lajme 24
24 ore - Lajme 25
24 ore - Lajme 26
Lajme nga Gazeta Shqiptare
Lajme nga Shqiperia
Lajme nga Kosova
Lajme nga Rajoni
Intervistat e fundit
Analiza
Lajme nga Ekonomia
Lajme Kulturore
Lajme nga Sporti
Metropol
Lajme nga Zeri i Popullit
Zeri i Popullit - 1
Zeri i Popullit - 2
Zeri i Popullit - 3
Zeri i Popullit - 4
Zeri i Popullit - 5
Lajme te tjera
Shekulli
Balli i kombit
Deutsche Welle Shqip
Sporti Shqiptar
Tirana Times
Lajme nga BBC ne shqip
Faqja kryesore
Rajoni
Analiza
Shtypi Britanik
Kulture
Forum
Mesojme Anglisht

Anetaret






Keni humbur passwordin?
Nuk je akoma anetar? Rregjistrohu ketu

Lajmet e fundit

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Shqiperi&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Kosova&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Rajoni&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Analiza&amount=10