|
Dy aksidente nė Laē e Peqin, pėr pasojė 4 tė plagosur |
|
|
|
|
Written by Gazeta
|
|
Saturday, 23 August 2008 |
Janë shënuar dy aksidente pasditën e sotme, njëri në autostradën Tiranë-Lezhë, ku ka mbetur e plagosur nje grua 44 vjeçe dhe tjetri në rrugët e qytetit të Peqinit ku kanë mbetiur të plagosur rëndë tre persona të tjerë.
LAÇ-Një grua është plagosur rëndë nga aksidenti I pasdites në autostradën Tiranë-Lezhë. Burime nga policia thonë se aksidenti ndodhi në afërsi të kryqezimit të Patokut, pranë Laçit, kur një grua rreth të 40-ve Fatime Tafa është përplasur nga një automjet ndërsa po tentonte të kalonte rrugën. Një automjet fiat Uno me targa te huaja që drejtohej nga Ilmi Ahmeti ka qenë me shpejtësi të madhe në momentin që këmëbsorja ka tentuar të kalonte rrugën. Fatime Tafa është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit ushtarak në Tiranë, ndërsa polcia e Lezhës deklaroi se shkak ka qenë shpejtesia e mjetit…
PEQIN- Ndërkohë një tjetër aksident përgjak rrugët e Peqinit. Një autoveturë me targa të Shkupit SK 053 OR, është përplasur me një mjet me targa te Peqinit. Si pasojë tre persona janë plagosur. Të plagosurit janë drejtuesi I mjetit Shtane Deboski 55 vjec dhe bashkëshortja e tij Vesna Deboski 52 vjece nga Gostivari si drejtuesi I mjetit nga Peqini. Policia njofton se shkak I aksidentit eshte bere shkelja e rregullave të qarkullimit.
(a.r/news24/balkanweb) |