|
Shkodër, një 78 vjeçar aksidentohet për vdekje |
|
|
|
|
Written by Gazeta
|
|
Sunday, 24 August 2008 |
|
78 vjeçari Pashka Miri, banues në komunën e Velipojës, ka qënë duke ecur pranë vendit të quajtur “Qëndër sektor” kur një automjet e ka goditur duke i shkaktuar plagë të rënda, gjë që 78-vjeçari nuk ka mundur dot ti mbijetojë.
SHKODER- Aksientohet me vdekje një 78-vjecare nga Velipoja. Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Një 78 vjeçare, banuese në komunën e Velipojës ka humbur jetën pas përplasjes me një automjet. Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës njoftuan se 78 vjeçarja Pashka Miri, ka qënë duke ecur pranë vendit të quajtur “Qëndër sektor” kur një automjet e ka goditur duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme . Ndërkohë, efektivat e policisë së komisariatit të Shkodrës dhe të rajonit të Velipojës kanë nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi shkaktoi aksidentin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes (a.r/news24/balkanweb) |