|
Normalizohen radhėt e gjata nė Kakavi dhe Kapshticė |
|
|
|
|
Written by Gazeta
|
|
Sunday, 24 August 2008 |
|
Normalizohen rradhët e gjata të emigrantëve në Kapshticë ashtu edhe në Kakavijë. Vetem 24 orët e fundit ne Kakavi kane kaluar 13 mije shtetas. Edhe pse është punuar me numrin maksimal te sporteleve radha ka shkuar ne 1,5 km.
KAKAVIJE- Pas Kapshticës normalizohet situata e rradhëve të gjatë edhe në Kakavijë. Gjatë të gjithë ditës në pikën kufitare jugore me Greqinë radhët e shqiptarëve dhe automjeteve që prisnin të hynin në tokën greke kanë qenë mjaft të gjata. Shifrat e drejtorisë së policisë kufitare të Kakavijës, të Gjirokastrës flasin për 13 mijë shtetas që kanë kaluar kufirin me 2800 automjete vetëm brenda 24 orëve të fundit. Ndërkohë paraditen e sotme deri pas mesditës fluksi i emigrantëve ka bërë që radha të arrijë në 1 kilometër. Pala shqiptare vahzdon të punojë me 8 sportele, ndërsa pala greke gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka punuar me 6 sportele. Policia kufitare shpjegon se rradhët me fluksin e madh të emigrantëve krijohen pasi zgjedhin pikën doganore të Kakavijës për t’u kthyer në Greqi. Policia shqiptare vazhdon të sugjerojë emigrantët të zgjedhin edhe pikën kufitare “Tre Urat” për të kaluar në shtetin fqinj.
KAPSHTICE- Ndërkohë në Kapshticë situata, është e normalizuar. Ndryshe nga e shtuna ku fluksi i emigrantëve ka qenë tepër i lartë, paraditja e së dielës ka qenë e qetë. Rreth 50 makina kanë pritur në radhë të kalojnë kufirin për të hyrë në tokën greke, ndërsa policia kufitare e shtetit fqinj po punon me ritme të larta për të kryer sa më shpejt procedurat hyrëse të emigrantëve. Pas një takimi që u zhvillua dje pasdite mes autoriteteve shqiptare dhe atyre helene duket se gjërat janë normalizuar. Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare kanë dalë 4200 emigrantë shqiptarë me 900 automjete. Autoritetet shqiptare mendojnë se në orët e mëvonshme fluksi i emigrantëve që synojnë të kthehen në Greqi do të rritet.
(a.r/news24/balkanweb)
|