faqe partnere

SMS Falas
Drejt Luftės sė Ftohtė tė re PDF Print E-mail
Vleresimi i artikullit: / 0
KeqShume mire 
Written by Gazeta   
Sunday, 24 August 2008
Pasi Amerika nënshkroi me polakët paktin për vendosjen e një sistemi amerikan kundër-raketë në kufijtë rusë, Moska po lë të kuptohet tani se kriza që nisi me luftën në Kaukaz është vetëm në fillimet e saj.

Kremlini në fakt ka vendosur të ndërpresë çdo formë të bashkëpunimit ushtarak me NATO-n. Nuk jemi ende në momentin e daljes së Moskës nga Këshilli NATO-Rusi, por bëhet fjalë për një hap shumë domethënës. Mbi të gjitha, sepse në kapitujt e bashkëpunimit ushtarak ishte përfshirë edhe kalimi nga Rusia i materialeve jo të rrezikshme me destinacion Afganistanin.
Një shenjë pra, që tregon se reagimet perëndimore të dy javëve të fundit, që kur Ushtria e Kuqe depërtoi në Kaukaz, nuk e kanë trembur aspak regjimin rus. E marrë në kompleks, përgjigja e Aleancës së Atlantikut të Veriut ndaj kundërsulmit të rusëve në Gjeorgji, nuk ishte aq e kujdesshme sa duhej. Në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të martën e kaluar në Bruksel, ishte lënë porta hapur për marrëdhënie normale me Moskën, me kusht tërheqjen e plotë të trupave ruse nga Kaukazi. Në fund të fundit, çfarë mund të vendosej tjetër në mbledhjen e NATO-s? Situata është bërë mjaft delikate dhe askush nuk do ta përkeqësojë edhe më shumë deklaruar fundin e dialogut me Rusinë, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të kuartetit që ndërmjetëson për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, eksportuese e madhe e hidrokarbureve në botë dhe që në zotërim arsenalin më të madh bërthamor, pas atij të SHBA-së. Natyrisht, shpejtësia me të cilën administrata Bush deshi të mbyllte paktin për raketat në Poloni, mund ta ketë nxitur Putinin të reagonte me një gjest drastik, siç është edhe fundi i bashkëpunimit me NATO-n. Por, është e vërtetë se edhe sjellja e kujdesshme e europianëve që kanë rëndësi si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, do t'u mjaftonte rusëve për të deklaruar fundin e marrëdhënieve me NATO-n pas konfliktit me Gjeorgjinë. Tashmë duhet kuptuar se si po e gjykojnë krizën dhe si po i vlerësojnë zhvillimet e fundit njerëzit e Kremlinit. Nëse në rastin e parë do të jenë të gatshëm të ndryshojnë gjuhën që po përdorin apo nëse kujdesi i aleatëve të Amerikës nuk do të interpretohet si një frikë kundër përballjes, një zbutje dhe inkurajim për shfaqjet e tjera të forcës. Tentativa për të kuptuar se çfarë ndodh në mendjen e Putinit dhe të njerëzve të tij, nuk është e lehtë, pasi regjimi që po konsolidohet në Moskë vitet e fundit është kaq anormal saqë rezulton gjithnjë i paparashikueshëm.
Në Rusi qeveris aktualisht klika e ish-agjentëve të shërbimeve sekrete: njerëz të të njëjtit brez dhe formim, elita e vërtetë për sa i përket studimeve, krenarisë së rolit dhe patriotizmit të Bashkimit Slvjetik në ditët e tij të fundit. Dhe ky grup ushqen sot edhe krenarinë e nxjerrjes së vendit nga bataku ku kishte rënë. Saktësisht dhjetë vjet më parë, Rusia e Jelcinit kishte deklaruar falimentin. Rubla ishte katandisur në një monedhë pa vlerë, borxhi i jashtë u pezullua, kursimet e dhjetëra miliona rusëve u dogjën. Nuk kishte aspak respekt në planin ndërkombëtar, krimi mbizotëronte, shteti ishte i shkatërruar. Më pas, në vitin 2000, Putin u ngjit në pushtet me gjithë bashkëpunëtorët e tij të KGB-së. Pas tetë vitesh, sot kemi të bëjmë me një Rusi tjetër. Shteti është sërish i fortë, ekonomia në rimëkëmbje, ushtria po ashtu, krenaria ushqen një nacionalizëm të ri dhe një ndjenjë antiamerikane të rusët. Mënyrat se si Rusia kundërshton që prej vitit 2005 çdo rrugë të shkelur nga SHBA-ja, tremb shumëkënd. Që nga nevoja për të dalë sërish fitimtarë që pas shpërbërjes së Rusisë sovjetike, nga komplekset e inferioritetit dhe frustrimi i përjetuar gjatë rrugës deri te nacionalizmi i rilindur ka një rrugë të gjatë. Tashmë ka një grup drejtues që po gjykon në Moskë krizën aktuale. Tensionet tashmë janë shumë të forta me SHBA-në, ftohja e marrëdhënieve me NATO-n, një ndryshim i mundshëm në pozicionet e BE-së dhe Uashingtonit, raportet me fqinjët që dikur kanë qenë republika të Bashkimit Sovjetik, nuk e bëjnë situatën më të lehtë. Shumë mund ta konsiderojnë këtë si një Luftë të Ftohtë të re, në të cilën qëndrimi rus nuk mund të parashikohet për momentin. Vetëm ekonomia, ekonomia e globalizuar e bën situatën më pak dramatike dhe delikate sesa në kohën e luftës së ftohtë të vërtetë. Raportet mes monopoleve dhe industrive ruse në botën industriale dhe financiare të Perëndimit janë sot aq intensive, saqë është e vështirë të mendosh për një prishje përfundimtare të marrëdhënieve. Perëndimi po përjeton një krizë ekonomike shumë serioze, ndoshta jokalimtare. Dhe Rusia synon që në të ardhmen të mos jetë thjesht një shtet i naftës, i cili numëron fuçitë që do të shesë në tregun ndërkombëtar.

"La Repubblica"

 
< Faqja e meparshme   Faqja tjeter >
 
Ketu mund te lexoni te gjitha lajmet te gazetave dhe agjensive te ndryshme.
 
Lajme nga Gazeta 24 ore
24 ore - Lajme 1
24 ore - Lajme 2
24 ore - Lajme 3
24 ore - Lajme 4
24 ore - Lajme 5
24 ore - Lajme 6
24 ore - Lajme 7
24 ore - Lajme 8
24 ore - Lajme 9
24 ore - Lajme 10
24 ore - Lajme 11
24 ore - Lajme 12
24 ore - Lajme 13
24 ore - Lajme 14
24 ore - Lajme 15
24 ore - Lajme 16
24 ore - Lajme 17
24 ore - Lajme 18
24 ore - Lajme 19
24 ore - Lajme 20
24 ore - Lajme 21
24 ore - Lajme 22
24 ore - Lajme 23
24 ore - Lajme 24
24 ore - Lajme 25
24 ore - Lajme 26
Lajme nga Gazeta Shqiptare
Lajme nga Shqiperia
Lajme nga Kosova
Lajme nga Rajoni
Intervistat e fundit
Analiza
Lajme nga Ekonomia
Lajme Kulturore
Lajme nga Sporti
Metropol
Lajme nga Zeri i Popullit
Zeri i Popullit - 1
Zeri i Popullit - 2
Zeri i Popullit - 3
Zeri i Popullit - 4
Zeri i Popullit - 5
Lajme te tjera
Shekulli
Balli i kombit
Deutsche Welle Shqip
Sporti Shqiptar
Tirana Times
Lajme nga BBC ne shqip
Faqja kryesore
Rajoni
Analiza
Shtypi Britanik
Kulture
Forum
Mesojme Anglisht

Anetaret






Keni humbur passwordin?
Nuk je akoma anetar? Rregjistrohu ketu

Lajmet e fundit

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Shqiperi&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Kosova&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Rajoni&amount=10

A feed could not be found at http://www.balkanweb.com/sitev4/inc/rss_feed.php?category=Analiza&amount=10